E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Aktorja  Andrea  replikon me Ramën:A do mbajnë përgjegjësi kush lejoi që godina të rrënohet?
Sot

Aktorja Andrea replikon me Ramën:A do mbajnë përgjegjësi kush lejoi që godina të rrënohet?

Kryeministri Edi Rama kishte shkeputur një deklaratë të aktores së njohur Ema Andrea dhe e ka postuar më 31 korrik në profilin e tij në Facebook, për të treguar se çfarë mendon edhe kjo artiste në lidhje me çështjen aq shumë të debatuar të Teatrit, shembjen e godinës ekzistuese dhe ngritjen e një ndërtese të re.

Rama publikoi qëndrimin e Ema Andreas, siç e lexoni më poshtë:   

 

 

rama ema

Por aktorja iu përgjigj duke kërkuar llogari se kush do të mbajë përgjegjësi që Teatri Kombëtar është lënë të rrënohet.

Replika e Ema Andrea:

Do kisha dashur te ishin ne kete faqe, emrat e shume artisteve shqiptare,(qe nuk jetojne jashte Shqiperie) per sukseset e tyre, per veprat e tyre, jo aq per vemendjen Tuaj personale,sa per besimin, se meritojne mirenjohje institucionale,per vleren e vepres se tyre e cila do ndertoje kujtesen e se ardhmes. Do kisha dashur te vleresohen perpara se te vdesin.Por morem vemendjen Tuaj, per kete rast.Tuajen dhe te atij publiku qe nuk ka qene asnjehere ne Teater!

E meqe kemi edhe vemendjen Tuaj, edhe te atyre qe nuk kane qene asnjehere ne teater,me lejoni te perseris: te mbaje/ne pergjegjesi kushdo ka lejuar qe godina te rrenohet e te rrezikoje jeten e artisteve, te cilet kane krijuar ne kushte aspak dinjitoze dhe spektatoreve te teatrit Do te ndodhe valle?Besoj se shume shpejt do te kemi ne kete faqe, edhe opinionin publik te drejtuesve te TK,te cilet mbartin vlerat e pergjegjesive qe Ju i keni besuar! Dhe,Po, enderroj nje teater te ri,10 teatro te rinj Kombetare e alternative, ashtu si nje piktor enderron nje mur pa lageshtire per veprat e tij,por kjo nuk mjafton! Duhet nje sistem ku artistet te kene hapesira krijuese e konkuruese! Nje sistem permes te cilit artisti te mund te jetoje me dinjitet me profesionin e tij, i pavarur nga listat e te gjitha niveleve! Flm!

8f479856-971e-4853-839a-91f8c44aef9d

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.