E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I jep fund jetës gazetarja 46-vjeçare Arlinda Canaj
Uncategorized

I jep fund jetës gazetarja 46-vjeçare Arlinda Canaj

Gazetarja dhe shkrimtarja, Arlinda Canaj, i dha fund jetës pasditen e djeshme duke u hedhur nga lartësia. Ngjarja u denoncua në Policinë e Tiranës rreth orës 17:10 nga familjarët e 46-vjeçares Canaj, të cilët e raportuan rastin si vetëvrasje.

Burimet nga Policia thanë se vetëvrasja ka ndodhur në kushtet e depresionit. Oficerët e Komisariatit nr.4 kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Fillimisht ajo është dërguar në spitalin e Traumës në gjendje të rëndë të rënë për jetën. “

Rreth orës 19:30 mjekët u njoftuan se shtetësja Arlinda Canaj ka gjetur vdekjen si pasojë e rënies nga lartësia. Nga hetimet e kryesora, kjo shtetase merrte mejkim prej 6 javësh pasi vuante nga depresioni dhe dyshohet se është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së saj,” tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Arlinda Canaj ishte gazetarja kryesore e portalit Konica.al ndërsa në vite ka punuar në media të njohura. Canaj, e divorcuar, ishte nënë e dy vajzave, njera prej të cilave lajmëroi dhe për ndarjen e papritur nga jeta të nënës së saj nëpërmjet rrejtit social Fb.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.