Në Tropojë “Kuçedra” përpin paratë e shtetit dhe ujin e banorëve!
Në këtë stinë të nxehtë shumë miq më shkruajnë me gjithë kërshëri duke shfaqur dëshirën e tyre për të qenë në Tropojë në këtë perlë në zemër të Alpeve. Gjithmonë u’a kam fshehur por sot publikisht po ju tregoj se qyteti i Tropojës mes malesh e lumenjesh që kurrë nuk shterrojnë po bëhet l pabanueshëm për shkakun e vetëm të mungesës së ujit të pishëm. Eshtë paradoksale deri në paturpësi dhe papërgjegjmëri që në qytetin e rrethuar nga lumi Valbonë e Dezdar dhe nga bjeshkët e malit të Jezercës e Shkelzenit të shikosh depozita , bidona uji dhe çisterna që të kujtojnë Saharanë apo Kandaharin. Askush nuk mund ta gjejë arsyen e vertetë të mungeses së ujit veçse me shpjegime mistike që të bien ndermend Kucedren e perrallave. Miliona leke jane levruar vit pas viti per ujesjellese por vetem uje nuk kane sjelle. Mund te kene sjelle pasurim biznesmenesh e pushtetaresh por aspak uje ne shtepite e qytetareve. Asnje justifikim nuk ka vend dhe shkaku I vetem eshte levrimi korruptiv I parave te taksave tona per pune te pambaruara biles dhe te pafilluara. Eshte bere legjende dhe nje shaka e hidhur sesi pikerisht ne nje fshat te Tropojes ishin levruar 7.000.000 leke per ndertimin e nje ure. Jo vetem qe ura nuk u ndertua por aty nuk kishte fare lume!!!. Keshtu besoj se ndodhi dhe me ujin e qytetit tonë. Qytetarët e dinë mirë arsyen ndaj nuk mallkojnë kuçedren e perrallave por atë të korrupsionit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



