E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Irritohet analisti:Hall i madh me TV -të e fshatit mediatik më keq se Mihali
Sot

Irritohet analisti:Hall i madh me TV -të e fshatit mediatik më keq se Mihali

Shembja e restorantit të Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo ka marrë sot një vëmendje të madhe mediatike që prej orëve të para të mëngjesit.

Shumë televizione vazhdojnë ta transmetojnë atë direkt pa ndërprerje prej më shumë se 2 orësh.

Ndërkohë, kjo ka sjellë edhe reagimin e ashpër të analistit të njohur Andi Bejtja. Duket se ky i fundit është irrituar nga ky transmetin i gjatë, duke e cilësuar si terror televiziv.

Komenti i Andi Bejtjas:

U mbushën dy orë që televizionet më të mëdha informative në vend japin “live” pa ndërprerje prishjen e lokalit “Panorma” të të famshmit tashmë, Mihalit…

Në emër të kujt standarteve mediatike mund ta mbash kamerën deri tani dy orë te shembja e një lokali, të prishësh gjithë programet e tjera për të zënë ekranin me orë të tëra me një matrapik që shemb një mur…

Fshat mediatik…

Fshat i madh mediatik…

Këto tv. sot janë vetë Mihali që kanë mbi dy orë që i janë hedhur publikut shqiptar mbi kurriz.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.