E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Më 11 tetor në Komisionin e Venecias”, Meta konferencë për mediat: Mos u merrni me këtë datë, data më e rëndësishme për vendin është..
Politikë

“Më 11 tetor në Komisionin e Venecias”, Meta konferencë për mediat: Mos u merrni me këtë datë, data më e rëndësishme për vendin është..

Presidenti i Republikës, Ilir Meta në një konferencë shtypi tha se Presidenca do të bashkëpunojë gjerësisht me Komisionin e Venecias.

Ilir_meta-Konference-mediat

 

 

Meta bëri me dije se do të jetë prezent në mbledhjen e Komisionit të Venecias, duke theksuar se do t’i japë përgjigje çdo lloj pyetje nga anëtarët e komisionit.

“Dua të falënderoj Kuvendin e Shqipërisë për këtë respekt dhe besim që tregon ndaj Komisionit të Venecias, dhe tju bëj të ditur se bashkëpunimi i Presidentit me këtë Komision do të jetë jashtëzakonisht i shkëlqyer dhe transparent.

Në respekt të punës që ata kanë nisur, deri në 11 tetor u kemi dhënë një raport paraprak, lidhur me disa pyetje që Kuvendi ka drejtuar lidhur me përgjegjësitë e Presidentit.

Këto dokumente do të jenë publike në faqen zyrtare të Presidentit, do të jetë i hapur për kontribute, për tu pasuruar me kritika apo ide, sepse kemi të bëjmë me një çështje shumë të rëndësishme në fushën e të drejtës, që do të studiohet edhe në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare, dhe unë jam përgjegjës.

Sfide që unë e mirëpres dhe sjell një ndërkombëtarizim të një çështje nga Kuvendi i Shqipërisë, por si një President tepër i bindur se është një shërbim i jashtëzakonshëm për demokracinë në nivele evropiane, këtë punë do ta bëj në mënyrën më të mirë të mundshme.

Kam shprehur gatishmërinë për të qenë i hapur në 11 tetor për çështjen në fjalë
11 tetori është datë jo e rëndësishme për Shqipërinë, sepse shqiptarët e dinë që presidenti s’ka  bërë shkelje të kushtetutës, përkundrazi, por kuptohet se çdo përpjekje për të sajuar një datë si fokus propagande, është lëvizje dëshpëruese për të shmangur datën më të rëndësishme, që është 18 tetori. Ndaj ftoj të merreni me 11 tetori, por aq sa duhet, por të merren të gjithë me 18 tetorin”, theksoi Meta.

“Kemi dy shtete, atë të së drejtës dhe të propagandës”- Meta: Përfaqësoj të parin. Pse nuk kam shkelur Kushtetutën me shfuqizimin e datës së zgjedhjeve

Meta tha se shqiptarët jetojnë në dy shtete, atë të së drejtës dhe shtetin e propagandës.

Ai theksoi se përfaqëson shtetin e parë për shkak të detyrës që i është ngarkuar. Meta tha se edhe qeveria ka të drejtën për të marrë vendime që shfuqizon vendimet e mëparshme.

Meta: Për sa i takon qetësisë para Komisionit unë jam gjithmonë i qetë edhe kur artikuloj me forcë. Të gjitha veprimet e mia janë kryer përpara qytetarëve shqiptarë. Nuk kam pasur asnjë arsye të sillesha ndryshe sepse unë dua të bëj të qartë për qytetarët e Republikës së Shqipërisë do të jem shembulli i respektimit të institucioneve.

Presidenti i Republikës ka respektuar në mënyrë të përgjegjshme Kushtetutën, të gjitha detyrimet ndërkombëtare që janë të detyrueshme për Shqipërinë që nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për të vazhduar me marrëveshjen e asocim-stabilizimit apo detyrimet si anëtare e OSBE-së. Dokumenti i Kopenhagën është një dokument kyç. Për të ata që i besojnë të vërtetës është e bardha mbi të zezë. Ju dëgjoni shpesh që jetojmë në dy shtete njëkohësisht, në shtetin e propagandës dhe shtetin e së drejtës.

Unë besoj se përfaqësoj shtetin e së drejtës. Në shtetin e propagandës, thuhet që Presidenti nuk ka të drejtë të zhdekretojë. A ekziston fjala në Kushtetutë? Jo! Unë nuk kam të drejtë të zhdekretoj, kam të drejtë të nxjerrë dekrete. Unë kam të drejtë të nxjerr një dekret për të shfuqizuar dekretin e mëparshëm. Qeveria ka të drejtë të nxjerrë një vendim për të shfuqizuar një vendim të mëparshëm.

Në qoftë se do të bëhesha pjesë e shtetit të propagandës, se nuk mund të bëhen se nuk ma lejon detyra. Mua më vjen keq për juristët se hajt më për deputetët e rinj. Po të fillojnë qytetarët të shkojnë në Gjykatën e Strasburgut për çështje analoge do të na shqepin me gjoba. Boll kemi rastin e Bechetin.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.