Saimir Tahiri në lot?
Avokati i Saimir Tahirit, ne intervisten dhene sot per gazetaren Klodiana Lala, ka shpjeguar nje episod nga seanca e sotme gjyqesore qe u tha se klienti i tij ishte i emocionuar dhe ne sy kishte lot.
“Nuk ishte në lot, ai ka dhënë mandatin për këtë, ka treguar se është burrë. Ishte një gjendje emocionale, sepse vihet në rrezik jeta e tij.
Në vend që të vlerësohej për punën si ministër, ai vihet përballë akuzave, kur nuk ka asnjë provë.
Të gjykosh ish-ministrin për vepra tepër të rënda, pa asnjë provë, është të ulërasësh, të hipësh mbi tavolina.
Me aq sa e njoh dosjen dhe e njoh shumë mirë, nuk e di ku gjykata, në rast çmendurie, do ta gjejë një provë të vetme.
Tre gjyqtarët që do të vendosin për fatin e ish ministrit Saimir Tahiri sot, pas orës 16:00, janë Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Ndërkohë që mbaroi gjykimi dhe trupa gjykuese u tërhoq, Tahiri është parë të dalë i qeshur nga ambientet e gjykatës për Krimet e Rënda, ku e prisnin disa qytetarë, mbështetës të tij, që e kanë përqafuar dhe i kanë thënë fjalë mbështetje “Të jesh krenar”. “Parimi është kush punon dënohet!”.
Mbështetës të tij e kanë shoqëruar në seancat gjyësore që ai ka pasur herë pas herë Tahirin.
Ish ministri, i shoqëruar edhe nga avokati i tij dhe disa gazetarë, është ulur në një lokal pranë gjykatës, nga ku duket se nuk do të lëvizë deri në dhënien e vendimit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco








