Kush tha se nuk ka drejtësi? Kjo është Gjykata e vërtetë për Krimet e Rënda
Mentor Kikia
Maringlen Haka u qëllua mbrëmë në mesnatë në fshatin e tij në Nikël, Fushë-Krujë. Ai u plagos, viktimë mbeti halla e tij. Vjet ai u arrestua kur Renea rrethoi me bujë fshatin për të arrestuar personat më të rrezikshëm në vend. U dënua vetëm me disa muaj burg.
Haka dyshohet se është përfshirë në vrasjen e një bisnesmeni kromi, Nadien Zeneli, në 2011. Ky i fundit dyshohej se i kishte vrarë vëllanë Mariglenit, Roland Haka, në vitin 2004.
Në kushtet kur drejtësia nuk funksionon, Gjykatën e Krimeve të Rënda e kanë zëvendësuar vetë kriminelët, që vrasin njeri-tjetrin për krimet që kanë bërë. Por kjo lloj drejtësie, shkakton edhe “pasoja anësore”, viktima fatkeqe, siç ishte halla.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



