E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Fajin që nuk integrohemi e ka Franca dhe Hollanda!
Sot

Fajin që nuk integrohemi e ka Franca dhe Hollanda!

Fajin që nuk integrohemi e ka Franca!
Kalendari tregon 2019 dhe ne ende nuk kemi ujë rregullisht në shtëpi.
Ende ikin dritat dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Sipas KLSH batërdia ndaj buxhetit të shtetit 7 vitet e fundit kap disa miliard euro.
Kilometri i rrugës tenderohet për 20 mln euro dhe askush nuk mban përgjegjësi.
Gjithë pasuria natyrore e vendit i shërben gjithë e gjithë 100 familjeve në kurriz të miliona shqiptarëve të tjerë.
Gjysma e popullatës është arratisur dhe gjysma tjetër jetojnë me valixhe gati.
Sistemi zgjedhor e ka zhveshur popullin nga e drejta për të marrë vendime dhe ia ka veshur këto petka veç ca kryetarëve totalisht të papërgjegjshëm të cilët kanë biznes vetëm nëse vazhdojmë të endemi në tranzicion.
Etj, etj…
Pra, qartësisht, fajin e ka Franca…edhe Hollanda.
Ah po, ne fakt faj ka edhe Danimarka…

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.