E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gjushi , Blushit: Kuçkë profesioniste dhe mashtrues firmato!
Sot

Gjushi , Blushit: Kuçkë profesioniste dhe mashtrues firmato!

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako i është përgjigjur sot kryetarit të LIBRA, Ben Blushi pas sulmit që ky i fundit i ka bërë gjatë një takimi në Durrës. Dako shkruan: “Qenke marre prape me mua sot me gjuhen e Sali Berishes! Po Saliu te pakten e ka nje taban e do s’e do. Kurse kjo puna jote ne gjuhen popullore quhet pune kuçkash! Ti je nje kuçke profesioniste me nje pamje prej mashtruesi firmato.

Po ti nuk mashtron dot asnje socialist se ata te njohin cfare malli je! Me vjen per te vjelle sa here flet se me kujtohet si me lepiheshe per te marre tendera! Apo nuk te kujtohet kur vije dhe me thoshe jepja tenderin X-it apo Y-it se rregullohemi bashke?!

Ti je nje sekser i semure per leke qe ben sikur je shkrimtar! Kete se di vetem une po dhe te tjere qe edhe sot u rri neper dyer per te kap ndonje lek si sekser!

Kjo politike prej kucke qe ti ke bere gjithmone eshte natyra jote e vertete. Prandaj s’te doli asnje dite e keqja qe s’u bere dot minister i Edi Rames. Ju qepe Edi Rames me gure ne traste dhe thoshe pa pike turpi po ne te tjeret ku do hame!!!

Mua me je qepur me gure ne traste qe kur ta kam thene cope publikisht se ti je qesharak si Grida. Po ne fakt edhe Griden eshte gjynaf ta krahasosh me ty!

Ti je nje kuçke qe nuk e ke as shoqen as shokun. Megjithate jam shume i gezuar qe me ne fund do matesh me vote me mua.

Shume shpejt do vije 18 qershori dhe do ta shohesh vete cfare respekti kane durrsaket per nje mashtrues firmato si puna jote!”

Në  fakt edhe me 17 dhjetor të vitit të kaluar kanë shkëmbyer replika me njëri-tjetrin

Lirimi nga burgu i Lulzim Berishës solli reagime të forta në politikën shqiptare.

Kjo u përforcua edhe me bërjen publike të një shkrese ku thuhej se bashkia e Durrësit i kishte premtuar një vend punë Lulzim Berishës.

Në reagimin e tij ish- deputeti i PS-së, themeluesi i LIBRA-s, Ben Blushi ngre hipotezën se kryebashkiaku i Durrësit ka ardhur në këtë post me ndihmën e Lulzim Berishës.

“FORMULARI I RILINDJES !

Amerikanët thonë se Gjushi i ka premtuar Gjykatës të punësojë Lul Berishën në Bashkinë e Durrësit. E kanë gabim. Lul Berisha e ka punësuar Gjushin ne Bashkinë e Durrësit. Pra ky i fundit e ka plotësuar Formularin e Punës që ndryshe njihet si Formulari i Rilindjes. Para Gjushit të njëjtin Formular e ka plotësuar Elvis Roshi, Arben Ndoka, Mark Frroku, Klement Balili dhe shumë shokë të tjerë të Edi Ramës që janë ende në parlament. Ja pra pse nuk bëhet Vetingu për gjyqtarët: që të lirohen të gjithë nga burgu. Kush do të kuptojë pse s’na pranojnë në Europë të lexojë Formularin e Rilindjes!”, shkroi Blushi 2 ditë më parë.

Ndërsa më pas gjatë një vizitë në një zonë të Durrësit Blushi postoi një foto me fëmijët e një familje romë, duke shkruar: FYTYRA E DHIMBJES

Në familjen e Ndricim Zibës në Kënetën e Durrësit. Këta jane fëmijët e tij Paloma, Orgito, Klodiana, Alehandro, Fariz, Rosalinda dhe Thëllanza. Jetojnë të gjithë në një dhomë katër metra katror. Varfëria e tyre me dy prindër pa punë më skuq! Në çfarë vendi po jetojmë?

Po e menjëhershme ishte edhe përgjigja e kryebashkiakut të Durrësit i cili e quan deputetin një mashtrues profesionist.

Vangjush Dako

FYTYRA E MASHTRIMIT PROFESIONAL

Ky është Ben Blushi. E mban veten për shkrimtar por është në fakt një mashtrues profesionist. Ka shkuar sot në një familje rome në ish Kënetën e Durrësit për të dalë në fotografi dhe e ka përdorur këtë familje, për t’u treguar se i dhimbsen të varfërit. Se sa i dhimbsen të varfrit Ben Blushit, e di mirë jo unë, po cdo njeri që ka pasur si unë fatin e keq ta njohë nga afër. Foton e ka titulluar “FYTYRA E DHIMBJES” dhe shkruan se u skuq nga turpi kur i pa këta fëmijë! Ben Blushi as nuk skuqet as nuk zverdhet sepse është një profesionist i mashtrimit të njerëzve me llafe te bukura. Nuk rrija dot pa e ndarë këtë foto me ju, sepse është një pamje tipike mashtrimi profesional.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.