E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pa titull
Sot

Pa titull

Altin Bamllari
Në Shqipëri nuk të vret më qeveria. Ajo ose ta nxin jetën, ose të nxjerr në selamet. Në Shqipëri të vret Opinioni. Jo aq ai i Fevziut sesa opinioni i njerëzve, nga mbledhësi i kanaçeve të kazanit poshtë pallatit e deri te kollarexhinjtë që derdhin plehërat nëpër kazanë.

E mbytën Agim Hushin vetëm se zhgaraviti ca fjalë në murin e shtëpisë së vet. E shqyen. Çfarë s’i thanë. Mirë që s’i hynë nga dritarja në dhomën e gjumit.
I rrëshkiti si pa dashje Muçit nga koka një mendim e për pak sa s’i hodhën litarin në qafë, për ta tërhequr zvarë në sheshin Skënderbe.
Këto ditë radhën e kishte Agroni, deputeti “gaztor” që bëri të qeshë Parlamentin. 74 “oratorë” e tre çamë gati sa se çanë më dysh me të qeshurat si brisk.

Ngriu i gjori. Çfarë thashë? Ç’bëra?- pyeti veten. Mallkoi që ndodhej aty, por ç’të bënte?! Zëri s’e ndihmoi dot, edukata jo e jo. U bllokua. Pastaj ka menduar, kaq e pat. Punë e madhe! E kam për herë të parë. Kisha emocione dhe aq. Herën tjetër do t’ia dal se s’bën. Njerëz të pafytyrë, shau nëpër dhëmbë e shkoi drejt karriges.
Nuk llogariti mavriu që në Shqipëri gjërat s’përfundojnë kaq kollaj.

Përjashta e priste uragani Opinion. Më shkatërrimtari në këto anë. Ai që s’bën asnjë dallim, që godet e rrëmben ç’ti dalë përpara, shtëpi, katandi, karriera, monumente, kaseta, mbërthecka, brekë të grisme e palla që masturbohen për qejfin e vet.
Fillimisht ai zbret më erën e lajmit, pastaj me shira ngërdheshjesh, breshërin e talljeve e derisa të përmbyt me mut.

Nuk ka burrë t’i rezistojë, jo më Agroni, ky “djalkë” me syza e zërin e hollë.
-I rrofshin paratë, i tha një grua shoqes së vet, teksa pastronin rrugët e qytetit nga të pëgërat e ditës që u mbyll. Hi hi hi 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.