E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
UNË E DASHUROJ KËTË DJALË!
Sot

UNË E DASHUROJ KËTË DJALË!

[highlight] [/highlight]  Bledi Mane 

Jam regjur me atakime dhe etiketime. Jam sporvuar qysh adoleshent me percaktime dhe ofendime seksualiteti e perseri kam qeshur pa poshteruar askend. Kam folur kur heshtnit dhe kam heshtur kur qurraviteshit.
Po ua them perseri qe une jam i dashuruar me nje djale nopran plot vitalitet…
Me kane lindur mes librave e gazetave dhe mes stilistikes se fjales po mbijetoj edhe sot. Nuk kam idhuj por respektoj inteligjencen qe perzjehet me guximin e padyshim mbetem racional ne vleresime. E adhuroj vendin tim dhe ndjehem krenar me natyren e zotit dhe njerezit qe mbrojne natyren. Si shqiptar evropian luftoj modestisht per ruajtjen e identitetit dhe pavaresisht hallakatjes provizore kolektive te turmes, ketu bej çmos te perballem me renegatet hileqare te materializmit pa atdhe e pa fe.
Une jam shqiptar dhe e dua kete vend jo sepse zhurmon sa here luhet futboll kunder Serbise apo sa here ushtaret greke kapin ne kufi sasi te medha hashashi. Jam shqiptar dhe ndjehem krenar se hedh plehrat ne vendin e duhur, paguaj dritat dhe kursej ujin, pres jeshilen e semaforit te kaloj, kur udhetoj jashte tregohem korrekt me vendin mikeprites, kercej ne dasem jo me tallava por me folklorin tim, nuk shes kurva ne Itali qe me leket e prostitucionit te hap diskoteke ne Bllok. Mbaj rradhen kur hipi ne autobuzin e linjes, degjeneroj ministrin harbut, besoj ne Perendi pa ndihmen e suniteve, bektashinjve, katolikeve apo ortodoksve hipokrite.
Nuk jam gazetar gjobevenes por flas e shkruaj pa friken e frustrimit. Tallem me mesymjet qe badakçinjte orientale i bejne Skenderbeut, Nene Terezes, Rita Ores dhe… dhe lexoj pa fund Ismail Kadarene sepse me laton e me skalit cdo sekonde identitetin tim evropian.
Une jam shqiptar qe lag kembet ne Mesdhe, vendos koken mbi Alpe, respekton diversitetin dhe shpirtin e ka ketu ne kontinetin ku u lind e u rrit.
Jam evropian, jam evropian çapkën qe falem ne Stamboll, vjedh mes Athines, shes droge ne Romë, nxjerr kurva ne rruget e Parisit, vras ne Amsterdam, qaj ne Tirane por frymen do e mbaj ne Bruksel ne zyrat e Bashkimit Evropian!
Ja pra, po ua them. Djali qe dashuroj quhet Ismail Kadare. Ka qenë djalë, është ende djalë, do mbetet djalë sepse vepra e tij do të ketë përgjithmonë vitalitet etern!!!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.