27 vjet qe Shqiperia mbytet e kalbet ne korupsion, krim e batakcimeri.
27 vjet qe qeverisin dhe opozitarisin te njetet persona (ose te sinjejtet qe keta sjellin ne mosha e versione te reja, si klonet e tyre).
27 vjet qe keta akuzojne e kunderakuzojne njeri-tjetrin deri ne germen e fundit te alfabetit.
27 vjet qe behen Raporte e Deklarata nderkombetaresh per zullumet e ketyre qe na qeverisin e opozitarisin neve.
E perseri, te gjithe keta qe na qeverisin dhe opozitarisin, te gjithe thone se vete jane te pafajshem e te ndershem.
27 vjet qe te gjithe keta veteshpallen te pafajshem e te ndershem dhe ulerasin se fajin e kene gjithmone te tjeret.
27 vjet qe kerkojne hetime kombetare e nderkombetare e njekohesisht 27 vjet qe veteshpallen te pafajshem e te ndershem.
Sikur ka dicka qe nuk shkon logjikisht ketu.
Ose ketu korupsionin, krimin dhe batakcimerirat i bejme ne qytetaret hallexhinj, dhe udheheqesit i kemi te pafajshem e te ndershem.
Ose e kunderta.
Pyetja eshte e thjeshte: Pse vazhdojne na udheheqin po te njejtet njerez qe kur qeverisin vjedhin e kur opozitarisin ndershmerohen?
Po te ishin kaq te pafajshem e te ndershem, mund edhe te ndershmeroheshin dhe pafajesoheshin duke zbritur nga Olimpi i Politikes, e te lejonin qarkullimin e elitave nepermjet meritokracise dhe konkurences se lire.
Sepse keta edhe qarkullimin e elitave e bejne me emerim percaktim…
Jane qesharake e patetike te gjithe.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



