E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD/ Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm
Politikë

PD/ Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm

Bode sqaron lëvizjen për ringritjen e PD

Ridvan Bode, i cili është një nga kritikët e Lulzim Bashës që i është bashkuar grupit të ish-deputetit të PD-së Astrit Patozi dhe të tjerëve që kanë shpallur një platformë politike që synon ri ngritjen e partisë më të madhe opozitare sqaron sot se ky projekt synon unifikimin e partisë. Teksa thekson se rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm.
“Një gruo drejtuesih të PD, anëtarë kryesie, të këshillit, ish drejtues, i janë drejtuar anëtarësisë për një prpces që synon unifikimin e partise, për një porces zgjedhor të përgjithshëm.

Bashkimi i PD përmes një procesi zgjedhor, qëllimi ynë. Të kërkohet ndjesë publike. Të mundësohet hapja e një debati për kapërcimin e problemit që ka lidershipi i cili vuan nga mungesa e kredibilitetit.

Nuk kemi organizim juridik, por lëvizje brenda PD. Do i drejtohemi dhe zyrtarisht partisë por tashmë kërkesa eshte publike.

Do takojmë demokratët anembanë Shqipërisë. Do jetë një platformë që do ta diskutojmë me gjithë anëtarësinë.

Qëllimi i lëvizjes nuk është të gjejë konsensus mes nesh e drejtuesve aktualë, qëllimi eshte me i gjerë, bashkimi përmes nje analize të thellë dhe jo të diktuar e më pas të shkohet në zgjedhje ne gjithë nivelet përmes devizës së bashkimit.

Nuk kërkojmë ndarje postesh, por pajtim përmes nje debati të përgjithshëm, analizës dhe zgjedhjeve.

Rizgjedhja e kryetarit është kusht i panegociueshëm. Kjo i bën mirë dhe kryetarit për kredibilitetin e tij të bjerrur.

Nuk po kërkojmë fraksione dhe as përfaqësim të cilësuar. Duam votime dhe të drejta të barabarta në votime dhe le të jetë anëtarësia që të vendosë”, tha ai.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.