Heroi Lulzim…
Bledian Koka
Lulzim Basha ka gjithe diten qe eshte ngujuar sot ne foltoren e Parlamentit per nje ceshtje kaq banale, sac eshte banal edhe i gjithe opozitarizmi i tij.
Thene kjo, Luli po torturon veten dhe deputetet e tij vetem e vetem qe te duket si hero para demokrateve qe gjoja po u mbon atyre kauzen e zgjedhjeve te lira. E gjithe kauze per te cilen grupi i PD-se po ben gjoja qendrestarin ne Parlament, ne fakt zgjidhet thjeshte me nje diskutim dy minutesh ne kembe mes Edmond Spahos, Petrit Vasilit dhe Taulant Balles dhe ceshtja mbyllet aty.
Lulzim Basha ka kthyer nga vetja te gjithe vemendjen e mediave me qurravitjen se ai kishte nje fjalim per Reformen Zgjedhore, ne kohen kur shqiptaret presin nga ai qe te flase nate e dite per hallet e tyre, per Elbasanin, dreqin e te birin qe ka marre peng Shqiperine. Edhe njehere si per here per te hequr vemendjen nga keto zullume, sot Edi Rames i erdhi ne ndihme aleati i tij i 18 Majit, Heroi Lulzim.
Lulzim Basha beri cmos sot per tu perjashtuar nga Gramoz Ruci per nje kauze idiote edhe per nje arsye tjeter, thjeshte e vetem per ti ngjare Sali Berishes. Por ndryshe nga nje jave me pare kur Gramoz Ruci nuk e perjashtoi Sali Berishen nga seanca, sot ai ktheu reston e votave demokrate pro per zgjedhjen e tij kryetar Kuvendi, duke e shpallur Lulzimin Hero…
p.s…Bravo Lulzim, pa ty kjo nuk do te ishte e mundur…
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



