Neritan Sejamini: Kuvendi nuk eshte as prokurori, as gjykate
Nje sqarim modest per te gjithe korifejte e jurisprudences qe keto dite kane mbire si kerpudha: prokuroria nuk ka detyrim dhe nuk con prova ne Kuvend per heqjen e imunitetit te nje deputeti. Nuk ka asnje ligj qe ja kerkon kete gje dhe nuk ka si t’ja kerkoje, sepse Kuvendi nuk mund te marre asnje lloj atributi per te vleresuar prova. Madje, nuk ka as pse ta dije se çfare prova ka prokuroria.
Fjala prove nuk permendet asnje here te vetme ne te githe kuadrin ligjor qe percakton dhe rregullon menyren e heqjes se imunitetit, as direkt dhe as indirekt. Sikurse nuk permendet ne asnje rast se prokuroria duhet te mbroje para deputeteve provat mbi te cilen bazon hetimin.
E vetmja gje qe ka detyrim prokuroria eshte te njoftoje Kuvendin se ka hapur nje ceshtje penale per deputetin dhe ta shoqeroje kerkesen e saj me dokumentet qe vertetojne hapjen e procesit dhe bazen ligjore per kete gje. Kuvendi nuk eshte as prokurori, as gjykate: nuk ka as kompetence dhe as ndonje lloj aftesie qe te marre, administruar, vleresuar dhe gjykuar prova.
“Juristet” ambulante qe propagandojne se prokuroret nuk sollen prova, nuk kane as idene me minimale se cdo te thote ndarje pushteti dhe shtet ligjor, qe ne kete rast mund te perkthehej keshtu: edhe nese deputetet jane te bindur thellesisht se Saimir Tahiri eshte i pafajshem dhe per te nuk ka asnje prove, ata prape jane te detyruar t’ja heqin imunitetin, sepse kete gje e ka kerkuar ne menyre te ligjshme dhe legjitime prokuroria dhe t’ja lene gjykates qe te gjykoje dhe vendose, si i vetmi atuoritet qe e ka kete pergjegjesi.
Eshte koncept i veshtire per t’u gelltitur nga ata qe ngaterrojne perceptimet me arsyetimin apo opinionin me ligjin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



