E premte, 16 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Agim Xhafka/ Mbërtheckat e Pangos dhe Tahir lango
Sot

Agim Xhafka/ Mbërtheckat e Pangos dhe Tahir lango

Këto ditë përplasjesh në se ka prova për Tahirin apo jo, m’u kujtuan mbërtheckat e Pangos. Një fjalë që përsëritej atëherë e kori i socialistëve namusqarë u ngrit në zenith. Si Ku Klus Klani donin linçimin e Pangos. T’u thoje atyre ato mote se mbërthecka nuk ishte provë të bënin copash,mbase të hidhnin dhe përtej malit me gropa.

U mbërthyen tek mbërtheckat dhe nuk u ngopën nga dorëheqja e ministrit. Nuk pyetën për djalin e tij e për plot sentimentalizma që sot i shfaqen si argumente. E ndodhi normalja. Berisha e shkarkoi në çast, Pango iu drejtua gjykatës, mori vendim pafajësie e qysh atëherë mbërtheckat i harroi partia e grackave televizive.

Pas tyre u shfaq një video me zë të montuar sikur Meta merrte 700 mijë euro. Rilindja e quajti provë, u ngrit në protesta të dënonte hajdutin që e kishte të provuar tashmë. Dhe e dënoi rëndë Metën. E bëri president!!!!!!!!!

Por Meta iu drejtua gjykatës e cila provën e Rilindjes e quajti flluskë.

Pas kaq e kaq dështimesh tani vijmë tek provat e Tahirit. Thuhet se ka trafikuar, ka marrë ryshfet 5 milionë euro çdo muaj, i duheshin 20 milionë për fushatë, me makinën e tij bëhej transporti i drogës, me… Por, jo, shokët e tij këto nuk i quajnë prova. Mbase duan të dëgjohet në përgjime fjala mbërtheckë, ose shifra 700 mijë, se ata e dinë më të madhe se 5 milionë.

Kaq janë dhjerë sa që edhe provat quhen prova vetëm po tha Rilindja. Ndryshe quhen sajime, luftë politike e hakmarrje tropojanësh.

Dua të kujtoj se kjo histori është mjaft e thjeshtë dhe shumë e qartë. Ja sepse.

Tahiri bëri sikur e shiti, por nuk e shiti makinën 003. Se kështu quhej e ministrit dhe shërbente si kartat e trarit në porte dhe aeroporte. Pas kësaj shitje-mos shitje ia hypte disa herë vetë që kudo riverifikohej se kjo makinë është ende e ministrit, kujdes.

Më pas Zagani, polici i antidrogës informoi shtetin se me ketë makinë kushërinjtë e ministrit bëjnë trafik narkotikësh. Dhe në vend të nisë hetimi ndaj ministrit nis reprezalja ndaj informatorit të shtetit. Burgoset, kërcënohet, fyhet e poshtërohet dhe nga kryeministri deri sa për fatin e tij të mirë ia del të arratiset me grua e tre fëmijë e të marrë azil në Zvicër.

Ja, pra prova e qartë. Një informatë e dhënë nga një polic shteti, u injorua, nuk u hetua, u fsheh dhe heroi që guxoi u burgos. A është kjo më shumë se mbërthecka e Pangos?

Tahiri ka ditë që sillet si lango. Qan e qurravitet se ka fëmijë, është i ri, nuk shkon në burg e kryeministri përlotet njësoj. Se prova që përmendëm është e përbashkët. Krimin e kanë kryer të dy.

Beson kush se Tahiri trafikonte e mbillte hashash pa marrë porosi nga Rama?! Njësoj si të besosh se Taulant Balla është francez. Lindur e rritur në Paris.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.