E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pushofsh ne paqe, Adelë!
Sot

Pushofsh ne paqe, Adelë!

Kreshnik Osmani

Ndahet nga jeta Adela Xhamani. Ishte nje mike e mire fejsbuku qe prej shtate vitesh me lexonte me kureshtje. Adela u be e njohur kur u perpoq te thyeje disa tabu ne Big Brother-in e viteve te para. Vajza nga Kavaja u perpoq te ofroje per vajzat dhe rinine shqiptare simboliken e rebelimit ndaj realiteteve ne te cilat jetojne. Edhe pse ne ato fillime Adela u konsiderua se theu tabu te medha, ajo mbeti ne thelb vajza e drojtur dhe konservatore e Kavajes qe ne jeten e saj te shkurter perjetoi dilema te medha identitare dhe kulturore. Me te gjitha perpjekjet e saj Adela nuk ia doli te hyje tek rrethet e larta te jetes se Bllokut. Nuk ia doli te integrohet tek jeta e “elites” se medias, te shtypit rose, te gazetarise apo te biznesit te Tiranes. Ishte vajza qe kerkoi nje jete te bukur, por qe njekohesisht nuk shkulej dot prej identitetit te saj prej vajze me disa norma dhe me disa kufij.

Perjetimet dhe dilemat e Adeles i kane mijera te rinj e te reja sot. Mos i shkaterroni jetet tuaja duke vrapuar pas iluzioneve. Ky eshte popull i mrekullueshem me tradita dhe zakone te mrekullueshme. Mos hidhni poshte gjithçka keni trasheguar nga eterit dhe gjysherit tuaj. Jeta e Bllokut, jeta e nates, vilat, pubet, kokaina, redbulli, fustanet, bizhuterite, fama, televizioni, reklama, jeta e luksit, avionet, veturat e bukura, biznesi, erotika, thashethemet vip, dashnoret, kronikat roze jane nje iluzion i madh qe shkaterron jetet dhe mendjet tuaja.

Jeta e bukur eshte aty prane familjes tende, prane frymes tende, me dashurine tende, me bashkeshortin, te fejuarin, me dashurine e jetes tende. Lumturia eshte aty ne fshatin tend, ne lagjen tende, ne katundin tend, ne cepin tend ku frymon. Jeta e bukur eshte aty ku frymon prindi yt, aty tek pemet e lagjes apo te bahçes tende ku kalojne zogjte, qente, macet, te njohurit dhe te afermit qe te njohin dhe te duan te gjithe. Jeta e bukur eshte aty ku ke deshire te te varrosin nese vdes. Nga aty ku je, mund ta ndertosh perandorine e endrrave dhe te deshirave te tua. Nuk jam kunder shpernguljes as kunder perpjekjeve per nje jete me te mire, kurresesi, por jam thellesisht i bindur se sparkatat identitare jane ato qe e çajne zemren me shume. Adela u perpoq te futej tek nje jete te cilen nuk e besonte fuqimisht dhe u refuzua prej saj. Adela u perpoq te integrohej tek nje jete qe binte ne kundershtim flagrant me identitetin e saj te vertete te cilin e fshihte thelle dhe e maskonte mire, qe te mos ia zbulonte “elita” e rreme e jetes se bukur te Tiranes. Si Adela ka mijera djem dhe vajza nga e gjithe Shqiperia, te cilet humbin jetet e tyre humbetrirave dhe labirintheve plot makth te jetes “perrallore” te elitave te Bllokut.

Miku im dhe ti mikesha ime!

Jeta eshte e bukur me gjerat me te thjeshta te saj. Jeta eshte e mrekullueshme me frymen qe merr në çdo ag. Me aromen e luleve, me aromen e dheut, me diellin qe te prek bute mbi lekure. Eshte e bukur me cdo fryme e mendim. Eshte e bukur me cdo enderr te ciles je i gatshem t’i falesh jeten. Eshte e bukur me nje shetitje kapur dore per dore me njeriun qe do, prane lumit, liqenit, malit, detit, rrugicave te ngushta te lagjes, apo metropoleve te medha ne Lindje a ne Perendim. Eshte e bukur, me nje puthje, me nje perkedhelje me nje buzeqeshje dhe nje perqafim. Jetoni jeten e vertete sepse iluzionet jane drogera te forta qe dobesojne sistemin imunitar te lumturise dhe ngacmojne e provokojne arrest kardiak. U prehsh ne paqe Adelë. Qofsh nen perkujdesjen e Zotit tend te cilin nuk e mohove kurre!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.