E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çmimet e apartamenteve? Tirana me Pragën aty-aty
Sot

Çmimet e apartamenteve? Tirana me Pragën aty-aty

Çmimet e apartamenteve. Këtu janë zonat e Tiranës. Për kuriozitet e llogarita me Pragën. Praga i ka 1500-2000 euro më shtrenjt metrin. Nuk e di nëse edhe në Pragë metrat katror llogariten si këtu, ku ti paguan 7-10 metra abuzive.

Por ajo është Praga. Llogarita edhe koston e jetesës në Pragë. Tek 20-30 % më shtrenjt. Edhe pse bananja, nafta, taksia, ishin më shtrenjt në Tiranë. Mirpo po llogaris edhe pagat në Pragë e t’i krahasoj me Tiranën për ta nxjerrë konkluzionin – dhe pagat mund ta nxjerrin Tiranën me Pragën aty-aty.

Duhet kuptuar diçka; në Tiranë/Shqipëri, zhvatet populli fuqishëm përmes oligopoleve, monopoleve e gjithçkaje tjetër. 1000-2000 metri në Tiranë dmth, se çfarë komponentësh për jetesë cilësore ofron Tirana që ta justifikojë çmimin apo edhe cilësinë e ndërtimit ec e merre vesh. Megjithatë s’ka askush faj, treg është, kujt i pëlqen blen./ Indrit Vokshi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.