E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Habit Daçiç: S’do të lejojmë sërish spastrim etnik të serbëve!
Bota

Habit Daçiç: S’do të lejojmë sërish spastrim etnik të serbëve!

Shkelje të Marrëveshjes së Brukselit” e ka konsideruar kryetari i Kuvendit të Serbisë Ivica Daçiç, vënien e masës së reciprocitetit për targat nga Qeveria e Kosovës.

1

Në një intervistë për agjencinë Tanjug, ka thënë se Serbia ka ftuar Bashkimin Evropian, të sqarohet nëse këto marrëveshje vlejnë ende.

Ndërkaq, vendimin për targat e konsideron si spastrim etnik të serbëve, duke shtuar se Beogradi nuk do ta lejojë një gjë të tillë.

“Ata (zyrtarët kosovarë) duan të shohin se si do të reagohet në përdorimin e forcës dhe nëse do t’u shkojë kjo. Jam i sigurt se në kokat e tyre ka ende shumë aksione. Presidenti Vuçiç ishte i qartë – NATO është përgjegjëse për ofrimin e sigurisë me rezolutën 1244. Ne publikisht i tërheqim vërejtjen se Serbia nuk do të lejojë sërish spastrim etnik të serbëve nga Kosova, sikurse ka bërë Kroacia në Krahinën serbe. Kjo është provokim për një krizë, jo rajonale, por botërore”, ka thënë ai.

Kujtojmë që vendimi i qeverisës së Kosovës për vendosje të targave të përkohshme nxiti reagimin e serbëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.