E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Pikë kthese për familjen shqiptare në Gjermani që do dëbohej, ndërhyn ministri i Brendshëm
Uncategorized

Pikë kthese për familjen shqiptare në Gjermani që do dëbohej, ndërhyn ministri i Brendshëm

Të gjithë e kujtojmë historinë e familjes Ajazajt  që ishte e vendosur prej disa vitesh në Gjermani si emigrantë të paligjshëm.

Nga 11 tetori Xhezo Ajazaj me gruan dhe tre fëmijët që jetojnë prej 3 vitesh në Berlin kanë jetuar nën ethet e kthimit dhe dëbimit që ishte vendosur nga ana e autoriteteve gjermane.

Pasiguria që i priste në rast kthimi në Shqipëri, ku siç shkruan media gjermane bild.de “nuk kishin asgjë” i përcillte ata ditë e natë.

Por, çështja duket se ka marrë një kthesë pozitive për familjen Ajazaj. Senatori (ministri) i brendshëm i landit Andreas Geisel ka shprehur gatishmërinë që të ndërhyjë. Ai ka vendosur që çështja e familjes shqiptare të rishikohet dhe të vendoset për fatin e tyre në një moment të dytë.

Fqinjët, të njohurit dhe mediet, duke iu referuar familjes shqiptare shprehnin shqetësimin përse ata duhej të dëboheshin. Dhe shqetësimi ishte i bazuar pasi siç ka thënë edhe shefi gjerman i kompanisë ku punon Xhezo, “shqiptari i tij” punonte sa për tre veta.

Senatori Geisel, më 11 tetor kishte vendosur për dëbimin e familjes ndërsa tashme ai ka ndryshuar qëndrimin dhe së paku për momentin Ajazajt mbeten në Gjermani.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.