E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
PD cakton emrat e rinj të 12 kryetarëve të degëve
Politikë

PD cakton emrat e rinj të 12 kryetarëve të degëve

Një ditë përpara mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Partia Demokratike ka nisur zëvendësimet e kryetarëve të degëve që u shkarkuan pak ditë më parë, pasi dolën në mbështetje Sali Berishës.

Burime për Panorama.al bëjnë të ditur se degën e Devollit do ta drejtojë Bledion Nallbati, deputeti i PD-së, ndërsa degën e  Shijakut nga Red Varaku.

Ndërkohe degët e Tiranës do të kenë si drejtues politik nënkryetaret e PDSH.

Vendimi i selisë blu vjen pasi atij të kryesisë që pak ditë më parë shkarkoi kryetarët e 12 degëve; Shijak, Fushë-Krujë, Tirana 1, Tirana 3, Tirana 9, Tirana 10, Paskuqan, Devoll, Kolonjë, Kuçovë, Vlorë dhe Gjirokastër.

Kujtojmë që sot në orën 18:00 pritet të mbahet mbledhja e kryesisë, ku në rend dite do të jetë pikërisht Kuvendi i ditës së shtunë. Nga ana tjetër, më 18 dhjetor, ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar mbajtjen e një referendumi për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.