E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Basha thërret mbledhjen strukturave drejtuese në selinë e PD
Politikë

Basha thërret mbledhjen strukturave drejtuese në selinë e PD

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bërë lëvizjen e radhës pas disa ditë tërheqje për shkak të zhvillimeve të brendshme në selinë blu.

Ditën e sotme në orën 17:00, kreu i PD ka njoftuar një mbledhje të pazakontë të grupit, kryesisë dhe kolegjit të kryetarëve, në selinë e Partisë Demokratike.

Një pjesë e madhe e deputetëve demokratë prej ditësh i kanë kërkuar kreut të PD të dorëhiqet në mënyrë që t’i hapë rrugën një gare brenda partisë.

Lëvizjet në PD nisën pas publikimit të rezultatit zgjedhor të 6 Marsit ku Partia Demokratike zyrtare nuk fitoi asnjë bashki.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.