E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Drama manipuluese dhe e ndjeshme, me aktore Julia Roberts
Uncategorized

Drama manipuluese dhe e ndjeshme, me aktore Julia Roberts

Një përshtatje e librit “bestSELLER” të R.J. Palacio, filmi tregon historinë e një fëmije me sindromën “Treacher Collins”, që i shkakton atij deformime në fytyrë.

Auggie Pullman i është nënshtruar më shumë se 20 ndërhyrjeve kirurgjikale dhe ka mësuar në shtëpi, por për herë të parë do të shkojë në shkollë. Julia Roberts, e cila interpreton nënën e 10-vjeçarit rrëfen se edhe vet ka qenë një fëmijë i turpshëm.

“Kur mund të isha më sipërfaqësore, kam qenë e çuditshme dhe jopopullore. Kështu më bënin për vete njerëzit e zgjuar dhe gazmorë”, tha Julia Roberts, aktore.

Auggie interpretohet nga Jacob Tremblay dhe audienca e shikon atë teksa vuan bullizmin dhe krijimin e miqësive të reja. Daveed Diggs, i cili është në rolin e mësuesit të 10-vjeçarit tha se kjo ishte koha e duhur për filma të tillë si “Wonder”.

“Ne në SHBA kemi një tallës si president. Bullizmi është një problem i madh dhe prandaj mendoj se është një film që i përshtatet kontekstit”, tha Daveed Diggs.

Filmi ku interpreton gjithashtu Owen Wilson do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 17 nëntori.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.