E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vaji i peshkut përmirëson shëndetin e zemrës
Uncategorized

Vaji i peshkut përmirëson shëndetin e zemrës

Përfitimet shëndetësore të vajit të peshkut përfshijnë aftësinë e tij për të ndihmuar në humbjen e peshës, fertilitetit dhe kujdesit të lëkurës (sidomos për psoriasis dhe aknet).

Është gjithashtu i dobishëm në trajtimin e sëmundjeve të ndryshme të zemrës, kolesterolit të lartë, depresionit, ankthit, sistemit të dobët imun, kancerit, diabetit, inflamacionit, artritit, sëmundjes Alzheimer, çrregullimeve të syve, dhe ulçerave.

Shumica e përfitimeve shëndetësore të vajit të peshkut mund t’i atribuohet pranisë së acideve yndyrore esenciale të omega-3.auto_vajpeshku031211_759941496563274

Por, pavarësisht këtyre përfitimev,e është me rëndësi që përpara përdorimit të merrni gjithë informacionin e nevojshëm jo vetëm mbi efektet, por edhe mënyrën e përdorimit. Sipas Shoqatës Amerikane të Zemrës (AHA), provat klinike kanë treguar se omega-3 është efektive në reduktimin e incidencës së sëmundjeve kardiovaskulare.

Vaji i peshkut është një burim i madh i omega-3 dhe për këtë arsye zvogëlon rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe aritmisë. Gjithashtu ul nivelin e kolesterolit të keq (LDL) dhe rrit nivelin e kolesterolit të mirë (HDL).

Vaji i peshkut parandalon akumulimin e triglicerideve dhe gjithashtu zvogëlon nivelin e triglicerideve të tepërta. Hulumtimi paraprak ka treguar se ai mund të përdoret për të parandaluar arteriosklerozën në pacientët koronarë.

Kështu, vaji i peshkut është efektiv në parandalimin e goditjeve dhe për dorimi i rregullt i tij mund të ndihmojë në shmangien e vdekjes së papritur kardiake. Për shkak të pranisë së acideve yndyrore omega-3, vaji i peshkut është promovuar për lehtësimin e ankthit, shqetësimit, lodhjes mendore, stresit e çrregullimeve të tjera nervore.

Marrja e peshkut është gjithashtu një ilaç i mirë për depresionin. Gjetjet e një studimi kërkimor sugjerojnë se konsumi i peshkut mund të jetë i dobishëm për shëndetin mendor të grave dhe zvogëlon rrezikun e zhvillimit të depresionit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.