E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Panoramë e trishtë dhe zi e më zi në Shqipëri!
Sot

Panoramë e trishtë dhe zi e më zi në Shqipëri!

Panorama e trishtë dhe zi e më zi në Shqipëri është kjo:
Departamenti i Shtetit lëshoi raportin e radhës i cili certifikon se, Edi Rama dhe PS po qeveris me vota të dyshimta dhe ka instaluar pushtetin e korrupsionit në çdo fushë:

Ai vetë po shkon të falet sërish në Turqi te Erdogan, kurse në Shqipëri familjet dhe bizneset e mëdha janë në prag falimentimi për shkak të çmimeve dhe strukturës fallco të ekonomisë sonë, e cila bëhet hiç në raste si lufta në Ukrainë:
Kryeministri pasi u mburr për ca ditë se po sakrifikon që shqiptarëve të mos ju preket fatura e energjisë elektrike, nxori Belina Ballukun që na tha se ashtu është një muhabet dhe ajo (bashkë me ujin) do rritet për ata që mbajnë kondicionerët dhe lavatriçet në punë:

SHBA sanksionoi dhe shpalli “non grata” ish-deputetin. Aqif Rakipi, aleatë të PS e cila i ka edhe djalin brenda në grup parlamentarë, por Rama hesht. Hesht edhe Berisha se nuk do “të tregojë” drekat e darkat sekrete të “Qifes” që akuzohet për vota të blera, për hesap të djalit dhe të Edi Ramës.

Ekelejd Alibeaj po i qëndron fortë “Rithemelimit” dhe Sali Berishës, duke rritur ndjeshëm staturën e një udhëheqësi të ardhshëm të PD:Lulzim Basha po kapet me thonj për të qëndruar faktor dhe vazhdon takimet “në hije” me mbështetësit e tij, por kjo lëvizje duket më shumë si një mision “amerikan” hakmarrës dhe për të eliminuar përfundimisht Berishën:

Gati gjysma e deputetëve që u shfaqën egër kundër Bashës pas 6 marsit tani heshtin, bojkotojnë dhe e kanë lënë grupin e Berishës minorancë siç ishte edhe përpara “fitores përfundimtare”, pas zgjedhjeve lokale dhe firmës së gjyqtarit Agron Zhukri:

Berisha çdo ditë e më shumë po humbet karizmin që kishte deri ditën kur mori selinë e PD-së (jo me forcë nga dyert e blinduara, por nga dritarja e Gjykatës Tiranë) dhe duket se e ka ndarë mendjen që t’i shpallë “shërbëtorë të Ramës”, të gjithë ata eksponentë e anëtarë të PD-së që i zënë rrugën apo mendojnë ndryshe:
Zgjedhjet për forumet dhe kryetarët e PD-së nga ana e Rithemelimit vazhdojnë, por pjesëmarrja është katastrofike dhe përçarja vetëm është thelluar:

Mediet janë ndarë në dy kampe ekstreme dhe shumica e analistëve dhe gazetarëve që kanë zë publik, e kanë të shkruar në ballë se kujt i shërbejnë në këtë situatë:
Mamuthët e biznesit po blejnë televizione, me paratë e tepërta që kanë:
Rama i kërkon SPAK që të arrestojë Sali Berishën dhe ish-zyrtarë të tjerë që sot janë në udhëheqjen e “Rithemelimit”, kurse këta të fundit i kërkojnë po SPAK që të arrestojë Lulzim Bashën:

Merushen (ndjesë pastë) e therën, por asnjë polic që ishte në dijeni të tragjedisë së paralajmëruar dhe të njoftuar, nuk mban përgjegjësi:
Avionët në Rinas dhe pikat kufitare janë plot për plot me shqiptarë të cilët ikin, kushedi për ku, duke mallkuar:
Miqtë e vjetër nuk janë më miq, pasi ka ardhur koha që ose duhet të jesh me Ramën, ose me Berishën, ose me Bashën e Ekelejdin; rrugë tënden apo të mesme mos guxo të ndjekësh:

Po artikulove ndonjë mendim tëndin në rrjet të masakrojnë, militantët tru-shpëlarë të çdo grupi e krahu; Kanë halle me fëmijët e familjet e tyre këta apo jo?!
Protestat u shuan dhe u harruan; organizatorët janë bërë analistë dhe kushedi me çfarë projektesh të “shoqërisë civile” po merren:

Shqipëria është bërë një vend i trishtë ku shpresa as që duket në horizont; një vend ku as logjika minimale nuk funksion më; i vjedhuri, i varfëri të linçon e të thotë të fundit, duke mbrojtur politikanët që kanë siguruar fisin e tyre në 7 breza!/Alfapres.al

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.