Ditën e sotme ka nisur Panairi i 20 i Librit në Tiranë, një ngjarje shumë e rëndësishme për kulturën shqiptare, që ka si qëllim kryesor paraqitjen e botimeve më të mira, të cilat kanë dalë në treg nga nëntori i vitit 2016 deri në nëntor të 2017-ës.
Në ceremoninë hapëse të Panairit pjesëmarrës kanë qenë emra të njohur jo vetëm të fushës së kulturës, por edhe të politikës si: Taulant Balla, Ulsi Manja, Arta Dade, Valentina Leskaj.
Në Panairin e 20 të Librit, kanë marrë pjesë 97 shtëpi botuese, 20 nga të cilat vijnë nga Kosova. Këtë vit në Panair është promovuar libri i deputetit të Partisë Socialiste Namik Dokle “Vajzat e Mjegullës”, për të cilin është shfaqur shumë interes. /CityNews





