E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KE jep mbështetjen e plotë/ A do e marrë Ukraina statusin e kandidatit?
Sot

KE jep mbështetjen e plotë/ A do e marrë Ukraina statusin e kandidatit?

Nga Paul Kirby, BBC

Ursula von der Leyen deklaroi se Komisioni Europian mbështet Ukrainën që të bëhet një kandidate për t’iu bashkuar BE-së.

Por ky është vetëm një hap i parë, pasi vendimi i takon 27 vendeve anëtare të BE-së, që mblidhen të enjten e ardhshme.

Volodymyr Zelensky i Ukrainës mori një votë të madhe besimi nga disa prej peshave të rënda të Europës dje, kur Scholz, Macron dhe Draghi deklaruan mbështetjen për statusin e kandidatit të vendit të tij. Por kjo nuk është punë e përfunduar.

Si fillim, kancelari gjerman beson se do të duhen vite dhe rruga e Ukrainës është shumë sfiduese, për shkak se ky vend duhet të bëjë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe përmirësimin e shtetit të së drejtës.

Por më pas, vendet e tjera janë të kujdesshme për ta vënë Ukrainën përpara kandidatëve të tjerë në Ballkan, të cilët tashmë presin në radhë si Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Kancelari austriak, Karl Nehammer thotë se Ukraina nuk duhet të ketë përparësi ndaj shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pse Ukraina duhet të kapërcejë Bosnje-Hercegovinën, pyet ai. Bosnja është klasifikuar vetëm si kandidate e përkohshme dhe ka disa vite që pret t’i bashkohet radhës. Kështu është edhe Kosova.

Kjo është arsyeja se pse Zelensky tha këtë mëngjes se ai do donte një Europë të bashkuar, me Ukrainën dhe Ballkanin Perëndimor brenda çadrës së bashku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.