Sunny Hill i Duas, ishte një mashtrim dhe eksperiment social
Nga Klodian Tomorri/
Sunny Hill ishte nje eksperiment i paster social. Aty u studiua se cfare ndodh me shqiptaret nese ti i mashtron ne shkalle industriale. Dhe rezultati i eksperimentit ishte se nuk ndodh asgje. Populli shqiptar e ka qejf mashtrimin.
Organizatoret, me Bashkine e Tiranes ne krye, fillimisht u thane njerezve se ne festival do ishte Dua Lipa. E mbani mend sa fort e pompuan, u bene emisione pafund per kete pune. Por qe Dua Lipa nuk do kendonte ishte vendosur te pakten qe para nje muaj.
Ata nuk treguan dhe vazhduan shiten biletat me cmime deri ne 350 euro. E vetmja kengetare qe mund t’i justifikonte ato cmime biletash aty ishte Dua Lipa. Pra mashtrim i paster. Per ta permbyllur me sukses, pasi festivali mbaroi kryeministri doli tha se Dua Lipen e presim me padurim ne nentor.
Ne ekonomi kjo situate njihet me termin asimetria e informacionit. Populli e quan pune matrapazesh. Kjo eshte nje nga rastet klasike te deshtimit te tregut. Situata kur shitesi e di qe po te shet nje produkt qe nuk vlen aq sa cmimi, por bleresi nuk e ka kete informacion.
Asimetria e informacionit eshte rrethana tipike qe justifikon nderhyrjen e qeverise dhe institucioneve rregullatore. George Akerlof mori cmimin Nobel kur e studioi kete fenomen, te cilin e pagezoi me termin Lemon Markets. Nejse.
Tani ceshtja shtrohet keshtu. Kur nje popull pranon te mashtrohet masivisht dhe te paguaje 350 euro bilete per nje festival ku e vetmja kengetare qe mund te justifikonte cmimin nuk u duk asnje sekonde, pse mos te pranoje dhe pak rritje tek cmimi i naftes apo ai i energjise? Rritet pak cmimi dhe pastaj pritet prape me padurim nentori.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



