12 Nëntori është dita kur Edi Rama dëshiron të ketë dhunë
Ylli Manjani
Vini re:
1. Gati 10 ditë më parë, krejt pa lidhje Ai thotë në teskt se “… opozita do të marrë pushtet me dhunë…”.
As data e mitingut nuk ishte caktuar kur ai e këputi këtë kopaçe.
2. Krejt gjasme si rastësisht, shtyhet data e gjyqit të sajuar që ndalon rregjistrimin e PD për me datë 10 nëntor…! Bash atë ditë u sëmur rëndë avokati i AliBashBeut.
Pra 2 ditë para protestës. Qëllimi është i ligë. Në rast se gjykata vërtetë do urdhërohet të ndalojë PD të rregjistrohet në zgjedhje, kjo mund të ishte një shkak për dhunë.
3. Loja me çmimet e naftës e dritave ndjek llogjikën e acarimit të njerëzve me qëllim që ata të shkojnë drejt reagimit të dhunshëm.
4. Retorika e Ramës është gjithnjë e më e ashpër dhe përçarëse dhe dhunënxitëse.
Zoti e bëft mirë, por Edi Rama kërkon me çdo kusht DHUNË!
Se për çfarë i duhet atë e di vetëm Ai.
Do ja plotësojnë apo jo “dëshirën”, sdi ta them…
Këshilla ime është QËNDRESË, jo DHUNË.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



