Kreshnik Osmani/Une refuzoj t’u nenshtrohem aristokrateve tane injorante e me komplekse
Po te kishte ne kete vend aristokraci te mirefillte, 200, 300 a 500 vjecare do t’i perulesha i pari duke ua puthur doren e duke i bere temenatet qe u takojne.
Jo, ketu ka vetem hajdute te vegjel injorantë e provinciale qe kishin ndonje qark te shkurter me Sigurimin e Shtetit dhe u ngriten si rrufeja, pa asnje investim e aksion te rendesishem intelektual. Ketu ka imitues te dobet dhe te shpifur te klasit e të borgjezise, qe shkelin me kembe njerezit e dobet pa lidhje e taraf.
Aristokratet tane janë ata qe kane turp me nenat e me baballaret e tyre, ta bejne nje fotografi. Une refuzoj t’u nenshtrohem ketyre dhe te ftoj edhe ty te besh njelloj.
Ata mund te kene vene dy leke sepse jane hajdute te babezitur por mos u kompleksoni prej ketyre provincialeve. Nje klase aristokratike e nje kombi ka nevoje qe te krijohet per minimalisht 300-400 vjet!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



