E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Gazetari  i çuditur me Top Channel/ “Ka rënë në rangun e Milaim Zekës”
Sot

Gazetari i çuditur me Top Channel/ “Ka rënë në rangun e Milaim Zekës”

Gazetari Ermal Mulosmani ka deklaruar se Top Channel ka rënë në nivelin e një personazhi si Milaim Zeka.

Top Channel duket se e ka kthyer Milaim Zekën në analistin e preferuar, pasi për tema të ndryshme jo vetëm politike, ftohet Milaim Zeka.

Me nota ironia, gazetari thotë se mund të pranoj dhe t’i falë Top Channel Përputhen, Big Brother dhe Kepin, pasi asgjë nuk është kaq vulgare sa Milaim Zeka dhe shprehjet e tij të neveritshme.

“Milaim Zeka është analisti i preferuar i Top Channel. E ke në mëngjes, drekë, darkë, te politika, sporti, emisioni mjekut, Bagëti e Bujqësi, Ju flet Shqipëria; te lajmet, garderoba, klubi Topit… Kjo flet shumë për nivelin e këtij Televizioni këto ditë…

Ama po më pëlqen shumë mënyra sesi Milaimi po i përshtatet këtij rangu. Për të rritur nivelin ka futur në fjalorin  e tij fjalën e mrekullueshme elitare “prapanicë”.

Brenda 4-5 minutash ka thënë mbi 5 herë fjalinë monumentale “Albin Kurti dhe Vjosa Osmani po e kruajnë fort prapanicën me bashkësinë ndërkombëtare”.

Unë ia fal Topit edhe Përputhen edhe Big Brotherin edhe Kepin. Asgjë nuk është kaq vulgare sa Milaimi dhe shprehjet e tij të neveritshme.

Në Kosovë kanë mendue e ka fjalën për Prapashticën, njëfarë katundi i lavdishëm…”, shkruan gazetari Mulosmani

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.