E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kujt do t’ ja jap votën për kryetar bashkie në Tiranë?
Sot

Kujt do t’ ja jap votën për kryetar bashkie në Tiranë?

Artan Fuga

Kam disa kritere, do t’i them këto javë, por po, e filloj me më të thjeshtin:

Atij që premton se për katër vjet do të ngrejë 10 kulla 20 katëshe në Tiranë për parkim natën ose ditën me një tarifë fare simbolike veturat. Brenda Unazës së parë se për më tej nga qendra ende nuk është krizë e tmerrshme!

Kjo do të shpëtonte qytetarin nga gjobat e tmerreshme prej qindra milionësh lekë në disa vjetë, që ja kanë sterrosur qytetin, do të pastronte ajrin, do të kursente karburant, do të clironte për këmbësorët lagjet dhe rrugicat që janë bërë si vrima miu!

Kush premton këtë, as më duhet as se kush është, as nga vjen, as nga shkon, as nga ç’parti është, unë i jap votën dhe bëj bé për kokën e tij!

Kam edhe 11 kërkesa të tjera si për Herkulin!

Ndryshe as mos u afroni te unë!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.