Kamioni i tonazhit të rëndë këput kabllin elektrik në hyrje të Transballkanikes
Një kamion I tonazhit të rëndë duke kaluar në rrugën Transballkanike në Vlorë, në zonën e skeles, ne hyrje të rrugës ka këputur kabillin elektrik duke rrëzuar shtyllën, por fatmirësisht pa pasoja.
Policia dhe mjetet e OSHE kanë mbërritur në vend për riparimin e dëmit. Por menjërherë eshte lajmeruar policia dhe ka bllokur trafikuan e makinave dhe kalimtarëve.
Fatmirësisht nuk pati të lënduar por mund të kishte pasoja fatale duke qenë se është një zonë shumë e populluar me fluks automjetesh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


