Mallkuar qofshin…
Tirana u trondit mbrëmjen e djeshme nga një atentat me armë zjarri në zonën e “Don Boskos”.
Aksidentalisht nga të shtënat humbi jetën 60-vjeçarja Mimoza Paja, e cila punonte në lokalin ku ndodhi ngjarja. Pas atentatit, ku gjithashtu mbetën të plagosur edhe 5 persona të tjerë, ka reaguar edhe djali i 60-vjeçares.
“Mallkuar qofshin ato plumbat qe i zbrazën në trupin tënd qofsh e xhenetit mam”, shkruan djali i Mimoza Pajës.
Mbrëmjen e djeshme, në lokalin në Don Bosko, në Tiranë në pronësi të Fatjon Muratit, person me precedentë të mëparshëm penal, u regjistrua një atentat mafioz. Ngjarja solli 1 viktimë dhe 5 të plagosur.
Këta të fundit janë Astrit Meraj, 42 vjeç, Emanuel Sala, 47 vjeç, Ermir Bejuku, 45 vjeç, Genc Shohalli, 55 vjeç dhe Sahit Murati, 50 vjeç, xhaxhai i Fatjon Muratit që dyshohet se ka qene objektiv i atentatit.
null
Viktima është identifikuar si Mimoza Paja, banakiere në lokal e cila u vra aksidentalisht nga plumbat. Ndërkohë mbeti e lënduar nga copat e xhamave edhe një vajzë 10-vjeçare. Kjo e fundit mësohet se është mbesa e banakieres.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


