SKANDAL! Drejtori i Bashkiakëve Ermal Kapllani detyron policët të bëjnë fushatë për Veliajn SMS në WhatsApp
Javët kalojnë dhe zjarri i patronazhistëve shtohet për të punuar fort dhe për të nxjerrë edhe një herë fitues në bashkinë e Tiranës perëndinë e tyre me hir a me pahir, Erion Veliajn. Aplikacioni nuk po funksionon dhe postet e Veliajt dhe Bashkisë së Tiranës nuk po ecin sa duhet.
Kjo ka sjellë shqetësim të madh tek Ermal Kapllani, drejtori i Policisë Bashkiake të Tiranës, i cili është angazhuar personalisht për mbarëvajtjen e fushatës propagandistike në rrjetet sociale të kryebashkiakut
Në një prej grupeve të hapura me qëllim LIKE-t në fushatë, Kapllani shkruan se i shkoi goja pas kurrizit duke u kërkuar patronazhistëve të bëjnë sa më shumë like dhe share në postime.
Ai bën thirrje që të gjithë punonjësit e institucionit që drejton të bëjnë like, madje t’ua dërgojnë edhe shokëve e familjarëve të tyre. Ky zell i madh i Kapllanit tregon angazhimin e tij të madh në fushatë dhe me siguri kjo është edhe arsyeja përse ndodhet në krye të policisë bashkiake të Tiranës.
Me pak fjalë, kemi mbërritur në pikën që për të mbajtur vendin e punës, duhet të ruash kur i teket të postojë Lali Erit dhe t’i bësh like bashkë me familjen, sepse në të kundërt përballesh me fletë-rrufenë e pushimit nga puna. “Të gjithë bashkë jemi më të fortë. Mos e harroni këtë”, thotë Kapllani.
Ligji nuk i lejon drejtuesit e administratës të përfshihen në politikë, por kundër çdo ligji, drejtori dhe i besuari i Veliajt në sektorin e përndjekjes së të varfërve që shesin spinaq, është angazhuar me çdo forcë.
A duhet shkarkim i menjëhershëm për Kapllanin?!
MESAZHI I KAPLLANIT
”Jepini fort të gjithë statuseve, se më shkoi goja pas kurrizit. Nuk jemi 560 vetë, që të marrim 560 like në statuse, jemi 600+. Mos themi që edhe me një shok, familjar a dashamirës, që mund të pelqejë punët tona, shkojmë edhe 6000+. Jepini fort pa tejkaluar asnjë status: like, share, komente pozitive. Të gjithë bashkë jemi më të fortë. Mos e harroni këtë!!


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



