E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berisha komenton analizën e “Financial Times”: Po zbërthejnë vjedhjet monstruoze të Ramës
Politikë

Berisha komenton analizën e “Financial Times”: Po zbërthejnë vjedhjet monstruoze të Ramës

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka komentuar analizën e medias prestigjoze Financial Times, e cila shkruante se emri i kryeministrit Edi Rama, është zvarritur në shumë skandale, ku përmendej lidhja me MCgonigal si dhe luftën e parealizuar me bandat kriminale.

Berisha, gjatë një deklarate për mediat, në mbledhjen me grupin parlamentar, ka theksuar se mediat ndërkombëtare po nxjerrin në pah dimensionet kriminale të Ramës dhe vjedhjet monstruoze me afera korruptive.

“Ju jeni dëshmitarë, mediat ndërkombëtare tani e kanë personazhin negativ kryesor të të gjithë hapësirës euroatlantike dhe më gjerë.

E quajnë koka e gjarprit, ne e kemi quajtur kreu i Meduzës. Mes këtyre termave, nuk ka asnjë dallim substancial në raport me krimin.

Kanë filluar të zbërthejnë dimensionet e tij kriminale, vjedhjet monstruoze me afera korrupsioni tashmë jo nga zëra vetëm kundërshtarë, por nga zëra të pavarur dhe objektivë.

Kanë filluar të zbërthejnë dhe të nxjerrin implikimet e tij të tmerrshme me grupe trafikantësh.

Tre ditë më parë, ishte investigimi për Amant Josifin, ortakun e Olsi Ramës, të cilin rumori zyrtar e akuzon direkt si njeriu që përcolli në Dubai, Amant Josifin.

Pra, po kundërmon erë në mbarë Europën”, është shprehur Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.