E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Balluku paguan 6 milion lekë për allçinë e presidentit Bajram Begaj
Sot

Balluku paguan 6 milion lekë për allçinë e presidentit Bajram Begaj

Vlera prej 6 milionë lekë të vjetra për Begajn është e barasvlefshme me punën e një viti të një shqiptari me pagë mesatare.

Spitalet në Shqipëri ofrojnë shëndetësi falas sipas kryeministrit Rama dhe ministres Manastirliu. Vetëm Ministria e Shëndetësisë ka një fond prej afro 835 milionë euro, para të cilat dalin nga xhepat e shqiptarve.

Këto para shkojnë më së shumti për spitalet, barnat mjekësore, trajtimin e të sëmurëve dhe blerjen e pajisjeve mjekësore. Sikur mos të mjaftonin këto para, u është dhënë edhe disa kompanive private miliona euro për shërbimin Check-up, Dializën, Sterilizimin apo edhe laboratorët e analizave.

Por me gjithë këto para të dala nga xhepat e shqiptarve, a është kuruar presidenti Begaj në spitalet e vendit? Mesa duket jo.

Nëse kjo do të ndodhte kështu, kurimi i tij do të ishte falas dhe do të shmangej shpërblimi i majmë financiar nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Me një pagë që shkon në në rreth 2.6 milionë lekë bruto në muaj, Begaj ka nevojë edhe për më shumë para nga shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.