Bumi i një industrie
Banka e Shqiperise raportoi se vitin e kaluar te ardhurat e ekonomise kombetare nga turizmi arriten ne mbi 2.8 miliarde euro duke u rritur me 1 miliarde euro krahasuar me nje vit me pare.
Ne fakt, fluksi i te ardhurave qe perfiton ekonomia nga turizmi eshte nje vleresim, qe perllogaritet ne bilancin e pagesave. Si e tille ajo duhet marre me rezerva. Por tashme ka disa tregues te tjere, qe jane me te matshem dhe me te besueshem, te cilet tregojne se turizmi eshte ne ekspansion te forte. Njeri prej tyre eshte Rinasi.

Vitin e kaluar numri i pasagjereve qe udhetuan permes aeroportit te Tiranes arriti ne rreth 5.2 milione njerez duke u rritur me 76 per qind krahasuar me vitin 2021.
Sipas Eurocontrol, Shqiperia eshte vendi me rritjen me te forte te industrise se fluturimeve ne Europe. Krahasuar me periudhen para pandemise, pra me vitin 2019, numri i pasagjereve qe kane udhetuar permes Rinasit eshte rritur me 58 per qind. Sot ne nivel Europian, ky tregues eshte 15 per qind me i ulet.
Vetem ne janar te ketij viti, ne Rinas kaluan 413 mije pasagjere ose 66 per qind me shume se janari vjet. Me pak fjale, tregu i fluturimeve ne Shqiperi po perjeton nje ekspansion te jashtezakonshem dhe Aeroporti i Rinasit eshte sot praktikisht nje cash cow, ose nje nga bizneset me te arta ne Shqiperi.
Treguesi i dyte eshte numri i neteqendrimeve ne hotele. Sipas Organizates Boterore te Turizmit, ne vitin 2021 Shqiperia regjistroi 3.1 milione nete qendrimi ne hotele. Vitin e kaluar shifra arriti ne 3.8 milione nete qendrimi me nje rritje prej gati 23 per qind.
Turizmi eshte qartesisht ne boom. Te dhenat tregojne se vendi po i pergjigjet rritjes se kerkeses me shtimin e kapaciteteve akomoduese. Por qe Shqiperia te perfitoje maksimalisht nga turizmi ka dy sfida te forta perpara. E para eshte sherbimi, ndersa e dyta vlera e shtuar, qe gjeneron sektori.
Mesatarisht nje turist i huaj shpenzon ne Shqiperi rreth 460 dollare. Kjo eshte pak. Shume pak. Dhe ky duhet te jete burimi i tjeter i rritjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



