Automjetet “hi tech” mund të vidhen më lehtë! Policia këshillon pronarët
Media britanike “Daily Mail” ka publikuar së fundi një video, ku shfaqen disa hajdutë që tentojnë dhe ia dalin mbanë të vjedhin një automjet të parkuar, tip Benz Mercedes, brenda vetëm një minute.
Sistemi i automjetit “njeh” komandën sikur po hapet me çelësin e saj, e shumë thjesht dhe shpejt ua bën shumë të lehtë hajdutëve.
Policia vet ka këshilluar pronarët e këtyre automjeve “hi tech” që t’i vendosin çelësat e makinave të tyre sa më larg të munden nga dera e automjetit, ose t’i fusin ato në një kuti metalike, në mënyrë që të bllokojnë tërësisht sinjalin që lëshojnë ato.
Fatkeqësisht, teknologjia e përparuar duket se ka ndihmuar edhe hajdutët në këtë drejtim.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


