Edhe pse nuk punonte sistemi i parkimit qytetarja gjobitet ngab Policia Bashkiake pas dy mesazheve për regjistrim
Për të zhvatur sa më shumë qytetarët e Tiranës dhe jo vetëm, Erion Veliaj ka krijuar Tirana Parking.
Nëpërmjet këtij sistemi parkimi të krijuar dhe varur nga Bashkia, qytetarët janë të detyruar të paguajnë nga 20 lekë deri në 100 lekë për orë në zona të ndryshme të kryeqytetit.
Ky biznes fitimprurës i Bashkisë Tiranë me në krye Erion Veliajn rritet edhe më shumë kur qytetarët gjobiten pa të drejtë, për faj të sistemit që nuk punon.
Kështu thotë një qytetare e cila është gjobitur pasi ka parkuar në një zonë të vijëzuar që i përket Tirana Parking. Ajo thotë se para se të parkonte, ka tentuar dy herë të bëjë regjistrimin e mjetit dhe pagesën nëpërmjet telefonit, por nuk ia ka dalë pasi sistemi nuk punonte.
Pasi ka parkuar, ajo është gjobitur nga Policia Bashkiake. Qytetarja është paraqitur pranë sportelit për të bërë ankimimin e gjobës, por nuk ia ka vlejtur pasi sipas punonjëses ankimimi nuk pranohet pasi ajo është njoftuar me prishjen e sistemit.
Qytetarja thotë se për faj të prishjes së sistemit ajo dhe shumë të tjerë janë të detyruar t’i paguajnë gjoba qyl VELIAJT.

Denoncimi i qytetares:
Pershendetje, Sistemi nuk punon Un paguaj gjoben. Nuk behet ankimim thot punonjsia e bashkise se te ka ardhur ne tel qe nuk punon. Po ne ku ta cojme makinen qe ai ka vijezuar gjith Tiranen?! Kush mban përgjegjsi per sistemin e tyre qe nuk punon?! Ju lutem degjenerojini se na e shpifen plerat
Mesazhi eshte ai Qe me thot sistemi nuk punon Me orarin e gjobes E kam nisur 2 here. Vajta personalisht Te sporteli I sherbimit Dhe me tha nuk duhet ta parkoje se te eshte derguar qe sistemi nuk punon. Po ku ta parkoja I thash Ndërkohë qe ky sistemi nga vet ju menaxhohet, Ishin disa si mua. Faleminderit
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



