E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Damian Gjiknuri  flet për  “tërmetin”/ Familja më ka edukuar të qëndroj larg njerëzve problematikë
Politikë

Damian Gjiknuri flet për “tërmetin”/ Familja më ka edukuar të qëndroj larg njerëzve problematikë

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, i ka kujtuar mbrëmjen e sotme sekretarit të Përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknurit, audiopërgjimin e dosjes “184”.

Karamuço e pyeti në emisionin e Arian Çanit për fjalën “tërmet”, të cilën Gjiknuri e thonte në audio-përgjim.

Gjithashtu, ai i kërkoi numrit 2 të PS-së të denoncojë “çunat problematikë” nëse afrohen pranë qendrave të votimit dhe komisionerëve ditën e zgjedhjeve.

Gjiknuri u përgjigj se fjalën “tërmet” e përdor si simbolikë politike për fitore, ndërsa theksoi se  njerëzve problematikë u qëndron larg.

“‘Tërmetin’ e përdor si simbolikë politike, për fitoren e jashtëzakonshme dhe fjala ‘tërmet’ përdoret kudo në politikë. Sa i përket aspekteve të tjerë, unë gjithmonë u rri larg njerëzve problematikë sepse kështu jam edukuar nga familja ime”, theksoi ai

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.