E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Emiriana Sako paracakton fituesin e tenderit  3 miliardë lekë për rehabilitimin e varrezave të Durrësit
Sot

Emiriana Sako paracakton fituesin e tenderit 3 miliardë lekë për rehabilitimin e varrezave të Durrësit

Emiriana Sako vetëm pak javë nga zgjedhjet vendore ka vendosur të zgjidhë më së miri qesen e parave. Por problemi qëndron se qesja në fjalë mban brenda paratë e durrsakëve dhe jo paratë e saj. Ndoshta për këtë arsye, Sako ka vendosur t’i shpërdorojë në mënyrë flagrante në tenderin abuzim për të cilin do të mësoni më poshtë.

Bëhet fjalë për një procedurë prokurimi që mban numrin e referencës REF-59060-02-14-2023 dhe ka si objekt “Rehabilitimi i zonës që preket nga zgjerimi territorial i varrezave të qytetit të Durrësit”. Fondi limit është llogaritur në 240,000,000 lekë të reja pa TVSH ose RRETH 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Duke parë dokumentat e tenderit mësohet se kanë marrë pjesë në të pesë kompani. Nga këto fitues është shpallur bashkimi i kompanive BALILI KONSTRUKSION + AGBES CONSTRUKSION me vlerë të ofertës 231,059,829 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH.

Por cilët janë pronarët e këtyre dy kompanive fituese? BALILI KONSTRUKSION është në pronësi të Engjëll Balilaj ndërsa AGBES CONSTRUKSION është në pronësi të Arben Goga dhe Bashkim Ramaj.

Nëse studiojmë dokumentacionin përkatës shikohet se njëri nga pjesëmarrësit e tenderit ka ofruar në fakt ofertë më të ulët. Diferenca është jo pak por mbi 300 milionë lekë të vjetra me TVSH. Në rastin më të mirë këto para janë humbje dhe dëm i pastër ekonomik për Bashkinë Durrës.

Por çuditërisht Emiriana Sakos nuk i ka bërë përshtypje aspak dhe ka shpallur fitues bashkimin e operatorëve BALILI KONSTRUKSION + AGBES CONSTRUKSION. Jo vetëm kaq, por vlera fituese është sa 96% e fondit limit të tenderit, duke bërë që të lindin dyshime të forta se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.