Në daljet publike, qeveria u premton qytetarëve rritje rroge, ndërsa nga pas po vjel para përmes taksave. Pritet që Shtetit t’i paguhet taksë edhe për pasurinë e trashëguar. Nëse një shqiptar është apo do të bëhet pronar i një pasurie të patundshme, përmendim këtu shtëpi, objekt biznesi, tokë truall ose tokë arë, etj. dhe janë trashëgimi apo dhurim nga familjarë apo persona të tjerë, do të përballet edhe me “tatimin mbi të ardhurat nga trashëgimitë dhe dhurimet”.
Ndryshimi ligjor përfshihet në ligjin “Mbi tatimin për të ardhurat”, për “të ardhurat e tatueshme nga investimi për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme” dhe do të zbatohet nga qytetarët shqiptarë edhe në rastin kur personat heqin dorë nga pronësia. Ndërkohë ky lajm, ka alarmuar një pjesë të gjerë të shqiptarëve. Së fundmi një qytetar, i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania lidhur me tatimin 20% për pronat e trashëguara.
Sipas qytetarit, ky është një lajm i frikshëm që rikthen diktaturën, nëse blejmë një shtëpi 100 mijë euro dhe e lë trashëgimi, trashëgimtari duhet t’i paguajë shtetit 20% taksë, gjë që nuk përballohet me një rrogë në Shqipëri, Duke e cilësuar si instalim diktature, qytetari kërkon që populli të ngrejë zërin për kapitalizmin, pasi nëse vendi po jeton në komunizëm, një pjesë e popullit duhet të dijë të veprojë, ose të largohet nga ky vend.
Qytetari:
Shteti shqiptar ne heshtje po ndryshon kodin fiskal duke tatuar 20% trashgimite dhe aktet e dhurimit. Pra nqs nje familje ka mbledhur leket e ka blere nje shtepi, toke, are, etj me 30 vite pune, qe kjo shtepi ti kaloj me pas femijeve duhet paguar 20% te references se tregut. pra nese ti ke blere nje shtepi 50m me 100 mij euro kosto nqs prindi vdes ose ta le me aktdhurimi dhe kur te jete gjalle je i detyruar te paguash 20% takse shtetiit (pra 20mije euro ne kete rast). po imagjinojeni ato qe kane toka te tera bujqesore, trualle dhe disa shtepi. ato falimentojn totalisht dhe i merr shteti. ne disa shtete kjo takse ekziston dhe eshte per vlera mbi 15 milion dollar gjithsesi ne Shqiperi po planifikohet per cdo vlere dhe mesa duket te gjithe njerzit do ngelen skllever ne kete vend as shpi sdo blejn dot se do ja marre shteti ngaqe sdo mund te paguajne dot taksen e dhurimit ose trashgimise kurre me rrogat qe kemi. Publikojni sa me shpejt. kjo eshte instalim diktature dhe nqs populli nuk ngrihet as per ate qe quhet kapitalizem atehere ta dijme qe po jetojme ne komunisem dhe te zhdukemi nga ky vend ose nga kjo bote se keshtu na shkoi puna