E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Sako del humbese  nga sondazhet e PS në Durrës! Burri i kryebashkiakes merr leje ndërtimi për pallate nga gruaja
Sot

Sako del humbese nga sondazhet e PS në Durrës! Burri i kryebashkiakes merr leje ndërtimi për pallate nga gruaja

Kryetarja e Bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako, ka një plan të fshehtë për ta zbatuar, nëse do të fitojë në 14maj.

Plani konsiston në interesat e bashkëshortit të saj në ndërtim.

Bashkëshorti i zonjës Sako, Landi Shahini, është pronar i disa kompanive ndërtimi në letra, ndonëse çuditërisht punon në një servis makinash, tek servisi i Indrit Lamës, i cili mund të jetë edhe një mbulesë e vetë Landit.

Shahini ka piketuar një sipërfaqe toke pas Bashkisë së Durrësit që drejton e shoqja, për të ndërtuar pallate. Sipas burimeve, çdo gjë është kopsitur, vetëm pritet leja e ndërtimit nga bashkëshortja kryebashkiake.

Shahini është pronar i katër kompanive që i falimenton, i nxjerrë në ankand, i blen vetë, i shet vetes asete etj., një lëshm manovrash, ndërsa bashkë me zonjën Sako, deklaron 5 apartamente dhe disa makina luksoze me burim të dyshimtë.

Lejet e ndërtimit janë shtyrë pas zgjedhjeve, pasi nëse do jepet para zgjedhjeve, skandali mund të merrte përmasa të mëdha dhe të ndikojë në rezultat.

Sondazhet e nxjerrin Sakon humbëse të thellë. Edi Rama është i shqetësuar nga situata në Durrës.

Rama është angazhuar specifikisht në Durrës. Kryeministri jo rastësisht ftoi Sakon në “Podcast”-in e tretë.

Gjithashtu Rama ka bërë një spot poçasërisht në mbështetje të Sakos.

Nëse Rama humbet Durrësin, vihet në dyshim edhe investimi arab 2.1 miliardë euro.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.