E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
FERRI I ÇARË
Sot

FERRI I ÇARË

VISAR ZHITI

Kishte shumë nga ata që vinin nga një burg, për t’i çuar në një tjetër burg. U njoha me spacianë, të dënuar sërish, pa mbaruar të parin, për agjitacion dhe propagandë brenda në burg, për tentativë arratisjeje, për krijime grupesh armiqësore. Ç’kishin shpëtuar nga pushkatimi, prisnin të niseshin për në burgun famëkeq të Burrelit, kur prej andej kishin sjellë të tjerë për t’i çuar në Spaç ose Ballsh, sepse s’kishte më vende, thuhej, qe mbushur plotpërplot me armiq.

Ata që shpërnguleshin, kishin thasë të mëdhenj me rroba, por edhe me libra, me fletore të shkruara. I mbanin ku flinin, te kreu. Në shëtitjet e radhës me ta, por edhe të rastit, aq sa ishin të rreptë dhe mosbesues, po aq ishin dhe moskokëçarës, ngaqë dukej sikur s’kishin ç’humbisnin më, dhe bënin shumë për tjetrin.

Interesoheshin për jashtë, për të rejat para se të na arrestonin, a kishte ndonjë shpresë… për përmbysje. I vinin anash kësaj pyetjeje, por dhe guxonin, e thoshin troç. Ne donim të dinim për andej nga ata vinin. S’do të ishim nëpër qeli, vetëm? Po miniera si është? Ferri më mirë….. Fortafolës a ka atje?

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.