E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Deputetët votojnë  njëzëri   projektligjin për pagat e deputetëve, ministrave  me 95 vota pro, 3 kundër dhe asnjë absenim!
Politikë

Deputetët votojnë njëzëri projektligjin për pagat e deputetëve, ministrave me 95 vota pro, 3 kundër dhe asnjë absenim!

Kuvendi ka miratuar të tre projektligjet për reformën e pagave në institucionet kushtetuese dhe administratën publike.

Ndryshimet në administratën publike, të cilat një pjesë kërkonin shumicë të thjeshtë pasi votohet për procedurat dhe rritjen e pagave të institucioneve dhe administratës, kanë mundur të marrin dakordësinë e shumicës parlamentare dne opozitën.

Ligji për rritjen e pagave të funksionarëve të lartë, si deputetët, ministrat dhe Presidenti, u miratua me 95 vota pro, 3 kundër, asnjë abstenim dhe 5 nuk morën pjesë në votim. Deputetët që votuan kundër ishin Dashnor Sula, Bujar Leskaj dhe Mesila Doda.

Ndërkohë, projektligji për rritjen e pagës mimimale është miratuar me 97 deputet pro, 0 absenim, 2 kundër dhe 5 nuk kanë votuar.

Nga ana tjetër, Kuvendi ka miratuar edhe reformën e pagave në institucionet kushtetuese. Ndryshimet në ligjin për “statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve”, kërkonin shumicë të cilësuar prej 84 votash. Mirëpo, të majtë e të djathtë kanë kontribuar edhe këtë herë, duke bashkuar forcat dhe miratuar me 93 vota rritjen e pagave të tyre.

Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%.

Reforma e pagave e nisur nga qeveria duket se fillimisht do të japë efektin më të madh tek paga e funksionarëve të lartë dhe më pas në kategoritë e tjera të punonjësve publikë. Me ndryshimet e fundit që iu bënë ligjit të pagave, deputetët përfituan rritjen më të madhe me 98%, ndërsa pas tyre vijnë ministrat me 82%. Rritje me 72% pësoi edhe kryeministri, ndërsa Presidenti me 65%. Ndërsa, për punonjësit e tjerë të administratës rritja e përgjithshme fillon nga 10 – 35 mijë lekë.

Ndryshe nga viti 2022, ku rritje page prej 7% pësuan vetëm mjekët e përgjithshëm, infermierët, mësuesit dhe punonjësit e sigurisë, përfshi këtu policët, punonjësit e gardës, zjarrfikësit dhe forcat e armatosura, kjo reformë pagash sapo ka nisur.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.