E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Berberi shtesë 1.6 MLN Euro të tjera Salillarit për Rrugën e Kombit që ka me koncension
Sot

Berberi shtesë 1.6 MLN Euro të tjera Salillarit për Rrugën e Kombit që ka me koncension

Rruga e Kombit është në duart e firmës koncesionare Albanian Highway Concession, në pronësi të “Salillarit”. Kjo firmë prej vitesh ka arkëtuar këtë shumë pjesërisht nga buxheti i shtetit dhe pjesërisht nga përdoruesit e rrugës. Koncesioni ka një afat 30- vjeçar dhe një fond 9.4 miliardë lekë, por edhe në këto vite të para firma përgjegjëse i bënë punët shkel e shko.

Kujtojmë se, Autoriteti Rrugor Shqiptar ka hapur me datë 3 prill 2023, një tender me objekt “Mbrojtje lumore nga km 9+040 deri në km 9+240 në aksin Milot Morinë”.

Në fakt, në kontratën e koncesionarit shpjegohet qartë që ai është përgjegjës dhe për mirëmbajtjen e rrugës në 30 vite që posedon kontratën, përfshirë edhe mirëmbajtjen e skarpateve buzë lumit.

Por, koncesionari e kanë lënë pas dore këtë projekt, kështu për të mbuluar abuzimet, Autoriteti Rrugor Shqiptarë ka hapur thesin dhe i ka dhënë para shtesë përmes tenderit të sipërpërmendur.

Kontrata me vlerë 1.6 milionë euro është mbyllur me datë 1 qershor dhe fitues është shpallur Salillari.

Në fakt i është dhuruar atij, sepse tenderi nuk është zhvilluar me një garë sipas ligjit. Në dokument duket që kanë paraqitur ofertë 9 firma, madje me oferta më të lira.

Por, Beberi i ka skualifikuar të gjitha në fazën e barë dhe fitorja iu dha në tavolinë Pëllumb Salillarit. Tenderi pa garë dhe me ofertë të shtrenjtë ka marrë “Flamurin e Kuq” si kambanë alarmi për abuzimin dhe vjedhjet që po bëhen në emër të autostradës “Milot Morinë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.