E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Çka e frikësonte Bubulinën para se të vdiste ?
Uncategorized

Çka e frikësonte Bubulinën para se të vdiste ?

Dita ditës, janë prindërit ata të cilët dhimbjen e ndjejnë edhe më shumë.

E këtë e tregojnë përmes letrave të shumta adresuar vajzës së tyre e cila para disa ditësh ndërroi jetë, duke i lënë ata përgjithmonë të pikëlluar.

Mes shumë letrave dhe poezive, të cilat dhimbja i nxori jashtë shpirtit të tyre, rreshtat që babai i saj ka shkruar për të, prekin çdo lexues. E mes tyre, veçohet edhe rasti i poezisë të cilën e kishte shkruar aktori para disa viteve, të cilën vajza e tij e kishte zbuluar, dhe gjithmonë ishte frikësuar se babai i saj do ndërronte jetë.

“Nuk t’kërkova falje kurrë Bubulinë, për atë vjershën e shkrueme

“ kur të nisëm mbi katër krahë, s’ka me dijtë askush”

që shkrua e kisha për vete, e që ti m’u pate idhnua: mos shkruej për vdekjen babë m’the!

Tani që jemi larg njeri tjetrit e thirrjet e zakonshme babë…nanë… s’po ti ndegjoj ma, se shumë det e ujë kemi ndermjet, tani unë po të idhnohem që rrugën mbi katër krahë e bane ti para meje.

Shumë herë vdekjen vetës ia dëshirova, vetëm ty të shnoshë me t’pa, prandaj e pata shkrua at dreq poezie, e ti tue u tutë se po ta hante dreqi plakun, me nxitim ike para meje.”

Është ky fillimi i letrës me kërkim faljeje, për vajzën e tij që gjithmonë ishte frikësuar se mos po I vdes babai… E kush e priste që ajo do të shkojë…

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.