E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rritje rroge ekstreme për Gjyqtarët, paga shkon deri në 7.6 milionë
Ekonomi

Rritje rroge ekstreme për Gjyqtarët, paga shkon deri në 7.6 milionë

Qeveria e ka përballur Parlamentin me një draft ligji i cili parasheh rritjen e pagave për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, duke e ngritur shumën e tyre mujore në 6.4 milionë lekë.

Ky hap vjen disa javë pasi Kushtetuesja ka nxjerrë disa vendime që kanë favorizuar Qeverinë, siç janë çështja e kontratës së Portit të Durrësit dhe mbajtja në fuqi e aktit që lejon konfiskimin e pronave me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto vendime të gjykatës janë përshëndetur me një rrogë e cila e tejkalojë atë të Presidentit të Republikës.

Në draftin e dorëzuar në Kuvend, Qeveria propozon ndryshimin e ligjit mbi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese. Sipas propozimit, rroga e një anëtari të Kushtetueses do të jetë e barabartë me 0.96% të rrogës së Presidentit, e cila është 408 000 lekë, plus një shtesë prej 236 640 lekë për shkak të “natyrës së veçantë të punës”.

Ndërsa, kryetari i Gjykatës Kushtetuese do të përfitojë një bonus prej 20% mbi pagën mujore të një gjyqtari të Kushtetueses dhe shtesën për shkak të “natyrës së veçantë të punës”. Kjo do të çojë rrogën mujore të kryetarit të Kushtetueses në shifrën prej 7.6 milionë lekë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.