Kazinoja e paligjshme në Tiranë e Pëllumb Gjokës, në bisedat telefonike del emri i Rebani Jaupit
Autoritetet franceze, kanë zbërthyer aplikacionet “Sky” dhe “Encro” ku janë zbuluar bisedat telefonike të Pëllumb Gjokës që po hetohen. Në këto të fundit, SPAK po verifikon më shumë se 300 punonjës të Policisë së Shtetit, si të dyshuar për lidhjet me krimin.
Në bisedat e biznesmenit të arrestuar Pëllumb Gjoka, përmendet shpesh emri “Rebani”, që duket se i referohen Rebani Jaupit, ish-Drejtorit të Policisë së Tiranës. Biznesmeni Gjoka kishte një kazino në Tiranë, në zonën e komisariatit nr.2, ku ishte shef Oltion Bistri.
Ky i fundit refuzonte ta mbyllte kazinonë, sepse kishte dhënë fjalën, ndërsa në përgjime thotë se komunikon me Rebanin për çështjen e kazinosë, madje edhe për një polic “Ardi”.
Bistri i thotë pronarit të kazinosë, Pëllumb Gjokës, “ka frikë Rebaniu se i paskan thënë për këtë rastin dhe është tremb”, apo “ik fli tani apo ke puntorë brenda? Kush është klienti më i fortë? I ke marrë ndonjë tajvanit? Ty të duhen me lek, jo ata që s’i lënë andej. Ata që si lënë janë të mbaruar. Prit një herë të mbarojë aksioni. Unë e bëra për ty këtë se smë ngrenë ato 1500 euro që marr. Se veç për ty e lashë. është muhabet vk. Edhe për anë morale më tepër. Se vetëm stres. Vetëm këto sa bëjnë ti lutem rebos aman. Ai lekët do marri dhe kot i merr. Se di pse ka frikë” i shkruan Bistri Pëllumb Gjokës.
Më 20 shkurt të vitit 2020, Bistri i shkruan Pëllumb Gjokës: “tani do fillojë për pak, ik futu gjëkundi se s’i dihet, mos rri në qarkullim dhe fike telefonin. po kot mos si dihet. se di. akoma sna i kanë sjellë emrat dhe vendet. Dr tha do e heq pikën nga lista. jo e din rebua vete ska nevojë”

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


